Transferimi i ri i Milanit mbërrin në Itali (Video)
02/07/2017
Hakan Calhanoglu ka arritur në qytetin e Milanos për të finalizuar transferimin e tij te Milani.
Mesfushori turk ka arritur marrëveshje në parim me skuadrën e Milanit, ashtu sikurse edhe Bayer Leverkuseni me Rossonerët.
Megjithatë, për tu bërë zyrtarizimi i tij duhet të presim së paku deri nesër thonë mediat italiane.
Kjo pasi, Calhanoglu, edhe pse ka mbërritur sot në qytetin e Milanit, ai do t’i nënshtrohet vetëm pjesës së parë të testeve mjekësore, ndërsa nesër (e hënë) pritet të finalizohet transferimi i tij.
Ndryshe, ky është transferimi i gjashtë i Milanit në këtë afat kalimtar, pasi më parë kanë nënshkruar me Mateo Musacchion, Franck Kessien, Riccardo Rodriguezin, Andre Silvan dhe Fabio Borinin. /Telegrafi/


