Please enter at least 3 characters.

Trajneri personal i Adele shpjegon transformimin e këngëtares, pasi e akuzuan se kishte bërë operacion për humbje në peshë

2020/05/GettyImages-634975860.jpg
216:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: Recording artist Adele performs onstage during The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Adele është njëra nga këngëtaret që për një kohë të shkurtër është transformuar totalisht në pamjen fizike.

Peta Geraciomo i cili vjen nga Mbretëria e Bashkuar, u hap në lidhje me transformimin e pabesueshëm të yllit, ndërsa tregoi se si kishte djegur dhjamin në trupin e saj, shkruan Mirror.

Që nga fotografia dhe mesazhi i Adele ku festoi  ditëlindjen e 32-të kësaj jave, janë bërë shumë spekuluese që këngëtarja iu drejtua masave ekstreme, përfshirë operacionin për të humbur peshë".

Por, ish-trajneri i saj personal i ka komentuar këto thashetheme drejtuar këngëtares, duke insistuar se klientja e tij zgjodhi një rrugë më të veshtirë se sa kjo.

Pete Geracimo shkroi në rrjetin social Instagram: "Si ish trajneri personal i Adele me qendër në Londër, është dekurajuese të lexoj komente negative dhe akuza fobike ndaj yndyrës, duke vënë në dyshim vërtetësinë e humbjes së saj të peshës".

"Kur Adele dhe unë filluam rrugëtimin tonë së bashku, kurrë nuk mendoi se do të bëhej kaq e hollë. Ishte për shëndetin e saj. Sidomos pas shtatzënisë dhe pas operacionit".

Këto deklarata të trajnerin vijnë pasi shumë fansa të krijueses së hitit "Someone Like You" u shfaq në një kohë ku nuk pritej një transformim i tillë. /Telegrafi/