Please enter at least 3 characters.

Trajanov: I vjen era amnisti gjithë sistemit gjyqësor në Maqedoni

2016/01/pavle-trajanov-mb-euml-shtet-aktin-e-ministrit-spasovski_2_hd.jpg

Pavle Trajanov ka komentuar nismat e Gjykatës Kushtetuese për të aktivizuar faljet e ish-presidentit Gjorge Ivanov për ish zyrtarët në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Popullata është skandalizuar nga vendimi për të vendosur faljen e Ivanovit në rend të ditës. Në rregullat e BE-së nuk ekziston mundësi për tërheqjen e vendimeve për mos-diskutim në të kaluarën" thotë mes tjerash Trajanov.

"Sipas kësaj praktike, qytetarët do të humbin krejtësisht besimin në gjykata dhe sistemin gjyqësor" përfundoi Trajanov.

Trajanov është kryetar i partisë Lidhja Demokratike dhe është pjesë e Qeverisë. /Telegrafi/