Please enter at least 3 characters.

Rama publikon pamje nga rrënimi i tarracave në disa objekte në Shëngjin

Rrënimi i objekteve në Shëngjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga shembja e disa tarracave në Shëngjin.

Mes tyre është rrënuar edhe tarraca e lokalir “Tradita Hasit Prizrenit”, transmeton Telegrafi.

Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: “Ecim, pa ndalim.”

Ky aksion është pjesë e fushatës për lirimin e hapësirave publike, i cili prej kohësh po zbatohet në disa qytete të Shqipërisë.