Please enter at least 3 characters.

Tovërlani: Llamkosin e pret humbja e parë

2016/01/f.0929111254206_210.jpg

“Nuk ka ndikuar negativisht, por na ka bërë më unik dhe më të fortë. Megjithatë, jemi të befasuar me reagimet rreth ngjarjes. A është shumë me rëndësi se sa jam lënduar apo sa kam derdhur unë gjak, i kam dy apo më shumë penj në kokë. Ndoshta kisha fat që më qëlloi vetëm një kanaçe nga gjitha ato gjuajtje”, tha Tovërlani në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes së sotme derbi të javës së 8-të të Superligës së Kosovës, kundër Llamkos Kosovës, e cila radhitet e dyta në Superligë.

Tovërlani tha se klubi është duke e përgatitur raportin e kërkuar nga FFK-ja, dhe nuk kërkon pikë nga tavolina, por ende nuk e ka të qartë se a do ta padisë organizatorin e ndeshjes për sulmin që iu është bërë, ndërkohë që lavdëroi futbollistët e Trepçës për korrektësinë e treguar në fushë.

Sa i përket ndeshjes me vushtrrias, Tovërlani tha se ”Llamkosi është skuadër e mirë por e pret humbja e parë”, ndërkohë që rreth deklaratave të Ismet Munishit, kryetrajneri i Prishtinës tha se “është e drejtë e Ismetit të deklarojë atë çka mendon”. /Zëri/Telegrafi/