Please enter at least 3 characters.

Tortelini me lëng

2016/09/1-23.jpg

Përbërësit:▪ 200 gr miell ▪ 2 vezë ▪ vaj ulliri ▪ kripë ▪ 400 gr mish (copa të ziera, gjoks pule, viçi etj.) ▪ 3 feta bukë (të zbutura në qumësht) ▪ djathë kaçkavall (i grirë) ▪ arrëmyshk ▪ 1 lit. lëng mishi ▪ piperPërgatitjaPër pastën: Punojeni gjatë miellin me vezë, një lugë vaj dhe pak kripë.
Lëreni të pushojë.

Mbushja: Kalojini në mikser copat e mishit të zier dhe bashkojini me bukën e zbutur, 3 lugë kaçkavall të grirë, piper dhe arrëmyshk.

Hapeni brumin hollë, prijeni në katrorë me brinjë 3 cm.
Hidhni në qendër të çdo kuadrati mbushjen dhe formoni tortelinit me to.
Ziejini dhe shërbejini në lëngun e nxehtë (Shije).