Please enter at least 3 characters.

Toronto barazon serinë ndaj Bostonit, Clippers thellojnë epërsinë ndaj Nuggets

2020/09/leonard.jpg
295:"Sep 9, 2020; Lake Buena Vista, Florida, USA; LA Clippers forward Kawhi Leonard (2) controls the ball against Denver Nuggets forward Jerami Grant (9) in the second half in game four of the second round of the 2020 NBA Playoffs at AdventHealth Arena. Mandatory Credit: Kim Klement-USA TODAY Sports
28:"Kim Klement-USA TODAY Sports

Mbrëmja e së mërkurës ka sjell dy ndeshje shumë interesante në NBA, ku fitore shënuar Toronto Raportos dhe Los Angeles Clippers.

Çerekfinalet e ‘Play-Offit’ në NBA po vazhdojnë të dhurojnë ndeshje emocionuese dhe shumë të barabarta me nga një ndeshje nga secila konferencë.

Ashtu ndodhi edhe në dy takimet e zhvilluara në mëngjesin e së enjtes mes Toronto Raptors me Boston Celtic dhe Denver Nuggets me Los Angeles Clippers.

Takim më interesant ishte ai në mes të Torontos dhe Bostoni, takim që fituesin sjelli pas vazhdime, pasi takimi i rregullt përfundoi me rezultat 98-98.

Në vazhdime, Raptors u treguan më të suksesshëm duke triumfuar në fund me rezultat 125-122, duke quar rezultatin e përgjithshëm në 3-3.

Lojtari më i dalluar te Raptors ishte Kyle Lowry me 33 pikë e gjashtë asistime, ndërsa te Boston më i dalluari ishte Jayley Brown me 31 pikë e 16 kërcime.

Lojë interesante u zhvilluar edhe mes Clippers dhe Nuggets, ku fitore shënoi ekipi nga Los Angelesi me rezultat 96-85, duke quar serinë në 3-1.

Më i dalluari te Clippers ishte Kahwi Leonard me 30 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa te Nuggets më i miri ishte Nikola Jokic me 26 pikë e 11 kërcime. /Telegrafi/