Please enter at least 3 characters.

Tori Spelling konfirmon rikthimin e hit-serialit nga vitet e nëntëdhjeta, "Beverly Hills, 90210"

2019/02/BeverlyHills.jpg
346:"BEVERLY HILLS, CA - NOVEMBER 3: (from left to right) Former cast members Jennie Garth, Brian Austin Green, Ian Ziering, Jason Priestley and Gabrielle Carteris arrive at the Beverly Hills 90210: The Complete First Season DVD Party at The Beverly Hilton Hotel November 3, 2006 in Beverly Hills, California. (Photo by Michael Buckner/Getty Images)
12:"Getty Images

Tori Spelling ka konfirmuar se do të rikthehet hit drama e viteve të nëntëdhjeta, "Beverly Hills, 90210", në të cilën do të luajnë disa prej protagonistëve origjinalë të serialit.

Gjatë një interviste për Access Hollywood, aktorja ka thënë se është duke u punuar për një version të ri të serialit që do të jetë më shumë si vazhdim dhe jo si një ribërje e plotë.

Tori Spelling (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

"Fansat do të befasohen për të mirë, sepse do të ndërhyjmë më skena nga seriali origjinal. Kështu që do të jetë ekipi i plotë që luan versionin e rritur të tyre", ka thënë 45-vjeçarja (e cila në serial ka luajtur rolin e Donna Martin).

Ajo nuk ka përmendur emra se kush do të rikthehet në serial, ndërkohë që shumë prej yjeve janë të zënë me punë të tjera në jetën e tyre.

Luke Perry (që ka luajtur rolin e Dylan McKay) është duke luajtur një rol të rëndësishëm në "Riverdale". Pastaj, Shannen Doherty (që ka luajtur rolin e Brenda Walsh) ka pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit, ndërsa ka pasur edhe disa mosmarrëveshje me realizuesit e serialit.

(Foto: Paramount Pictures/Newsmakers/Guliver)

Mirëpo, Tori, e cila është vajza e producentit Aaron Spelling, dëshiron që pjesë e episodeve të reja të jetë edhe Doherty.

Jason Priestley (Brandon Walsh), Jennie Garth (Kelly Taylor), Ian Ziering (Steve Sanders), Brian Austin Green (David Silver) - kanë qenë disa prej yjeve kryesore të "Beverly Hills, 90210". /Telegrafi/