Please enter at least 3 characters.

Topthat me çokollatë janë baza e çdo feste, ne po ju sjellim një recetë tradicionale!

2021/12/x8805-1-660x450@2x.jpg

Për të gjithë dashamirët e çokollatës!Përbërësit:▪ 200 g sheqer▪ 200 gr gjalpë▪ 300 gr biskota▪ 100 g çokollatë të zezë▪ 200 gr miell kokosi▪ 1 dl qumështPër dekorim:▪ 70 gr miell kokosi

Përgatitja:

Grini biskotat në blender. Ngrohni qumështin në një enë në shporet dhe shkrini me radhë sheqerin, gjalpin dhe çokollatën.

Përziejini të gjitha mirë.

Masës së nxehtë i shtoni biskotat e bluara dhe i përzieni. Shtoni miellin e kokosit në përzierje dhe përzieni mirë. Lëreni përzierjen në të ftohtë për afro 10 minuta.

Bëni toptha dhe i rrotulloni në miell kokosi. Vendosni topthat në shporta të vogla letre dekorative.

Lëreni në frigorifer për të paktën tri orë.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.