Top shënuesit më të mirë pas javës së 19-të, Genc Hamiti merr primatin
Superliga e Kosovës këtë sezon është shumë interesant me shumë klubet që ‘luftojnë’ për titull, por edhe ato për mbijetesë.
Interesante mbetet edhe ‘lufta’ për top shënuesin e Superligës, ku shumë lojtarë janë në garë.
Garës i prinë sulmuesi i Drenicës, Genc Hamiti, që arriti të shënojë edhe në javën e fundit ndaj Besës në barazimin 2-2.
Ai tashmë ka 10 gola dhe është lider i ndjekur nga Mirlind Daku që ka shënuar nëntë herë.
Në vendin e tretë është Kastriot Rexha që ka shënuar tetë, herë aq sa ka shënuar edhe Artur Magani.
John Oto John, Xhevdet Shabani dhe Mark Milicaj, kanë gjetur rrjetën këtë sezon nga shtatë herë.
Berbatovvi ka shënuar gjashtë gola, as sa Florent Hasani që është transferuar në Hungari. Top-10 e mbyll Mendurim Hoti me pesë gola. /Telegrafi/ 1.Genc Hamiti – KF Drenica 102.Mirlind Daku – KF Llapi 93.Kastriot Rexha – KF Drita 84.Artur Magani – KF Liria 85.John Oto John – KF Trepça’89 76.Xhevdet Shabani – KF Drita 77.Mark Milicaj – KF Feronikeli 78.Florim Bërbatovci – KF Llapi 69.Florent Hasani – KF Trepça’89 610.Mendurim Hoti – KF Feronikeli 5


