Tony Bellew është tifoz i çmendur i Evertonit, lojtarët e urojnë për fitoren ndaj Haye (Foto)
10:"© REUTERS
05/03/2017
Tony Bellew është njeriu më i përfolur për momentin në botën e boksit, e gjitha kjo pas fitores në O2 Arena ndaj David Haye.
Boksieri 34-vjeçar është një tifoz i madh i futbollit.
Bellew është nga qyteti i Liverpoolit, por ai nuk është tërhequr nga sukseset e Reds dhe skuadra për të cilën ai bën tifo nga fëmijëria është Evertoni.
Bellew shpesh herë shikon ndeshjet në Goodison Park dhe para meçit të madh ai vizitoi klubin e Evertonit, ku u prit nga trajneri Ronald Koeman.
Pas fitores ndaj Haye ai ka marrë urime të shumta nga lojtar dhe ish-lojtar të Evertonit, por edhe nga legjenda angleze Jamie Carragher, edhe pse ky i fundi është një Reds. /Telegrafi/


