Please enter at least 3 characters.

Tom Hanks me mesazh frymëzues për të diplomuarit e Universitetit në Ohio

2020/05/GettyImages-1200633548.jpg
316:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: Tom Hanks presents Renée Zellweger with Outstanding Performance by a Female Actor in a Leading Role for 'Judy' onstage during the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori amerikan, Tom Hanks është njëri nga të infektuarit nga pandemia coronavirus, e që tashmë është shëruar plotësisht.

Në fjalimin kushtuar studentëve të diplomuar, Hans i quajti ata “të zgjedhur”, pasi festuan ceremoninë në mënyrë virtuale, shkruan DailyMail.

Fituesi i dyfishtë i çmimit "Oscar", filloi duke thënë: "Jam këtu për të thënë urime. Urime për ju të zgjedhurit".

"Dhe unë po ju quaj 'të zgjedhur' sepse ju jeni zgjedhur në shumë mënyra. Së pari, nga temperamenti dhe disiplina ku keni jetuar. Nga zjarret krijuese që janë brenda jush. Dhe zgjatjet instinktive të dëshirave tuaja", tha thënë Hanks.

Aktori theksoi se studentët e diplomuar kishin filluar studimet e tyre në Universitetin e Shtetit Wright në 'kohërat e plakjes', kohë para pandemisë coronavirus.

Ai gjithashtu ka zbuluar se po dhuron plazmën që përmban antitrupa COVID-19 për të ndihmuar studiuesit të zhvillojnë një vaksinë për virusin.

Hanks ishte i pari i famshëm që ndau publikisht lajmin se ishte testuar pozitiv për COVID-19. Ai dhe gruaja Rita Wilson u shtruan në spital në Australi, ku u mjekuan për coronavirusin dhe u shëruan plotësisht. /Telegrafi/