Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin
248:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Tite, Head coach of Brazil gestures during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
Behrami dhe Neymari gjatë një dueli (Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
17/06/2018
Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, ka pranuar gabimet e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Zvicrës.
Një gol i Philippe Coutinhos u zhvleftësua nga një gol me kokë i shënuar prej Zvicrës.
Zvicra ishte e pathyeshme në mbrojtje dhe Tite thotë se mënyra e lojës së helvetëve vuri në vështirësi ekipin e tij.
"Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezutlatin. Ne kemi dashur fitore. Por, ankthi na goditi. Presioni ishte i madh. Na mungoi preciziteti kur kishim mundësinë t'i finalizonim rastet".
"Disa prej rasteve ishin mjaft të pastra dhe ne është dashur të jemi më precizë", u shpreh Tite pas ndeshjes në konferencën për shtyp.
Valon Behrami ishte një prej lojtarëve më të mirë duke neutralizuar plotësisht superyllin, Neymar. /Telegrafi/


