Please enter at least 3 characters.

Tite: Belgjika luan lojë të jashtëzakonshme, do të jetë ndeshje që do të prodhojë futboll

2018/07/Tite.jpg
133:" during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Brazil and Mexico at Samara Arena on July 2, 2018 in Samara, Russia.
11:"Buda Mendes

Trajneri i Brazilit, Tite, ka folur për ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës.

Kombëtarja e Brazilit do të ndeshet me atë të Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës në ndeshjen e cila fillon nga ora 20:00.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i brazilianëve, Tite, i cili ka folur me elozhe për kundërshtarin, duke vënë në pah pikat e forta të evropianëve.

"Mënyra se si Belgjika e ndërton lojën është e jashtëzakonshme", ka thënë fillimisht Tite në konferencë për shtyp.

Brazili (Getty Images)

"Ata [belgët] janë një skuadër shumë e fortë, besoj se do të shohim një ndeshje të mirë që do të prodhojë futboll".

Tite në vazhdim foli edhe për yllin e skuadrës së tij, Neymar, për të cilin ai tha se po luan në nivele të larta.

"Neymar? Të thonë çfarë të duan për të. Unë kujdesem vetëm që ai të vazhdojë të shprehet në nivel të lartë siç ka bërë deri më tani", përfundoi braziliani.

Ndryshe, fituesi i këtij dueli do të luaj në gjysmëfinale ndaj njërës nga skuadrat, Franca apo Uruguai. /Telegrafi/