Please enter at least 3 characters.

Timo Werner më pranë Bayernit se sa Liverpoolit

2019/02/Timo-Wernera.jpg
263:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 15: Player of RB Leipzig Timo Werner scores the 1-3 goal during UEFA Europa League Round of 32 match between Napoli and RB Leipzig at the Stadio San Paolo on February 15, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich do të mundohet të sjell lojtar të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Bavarezët tashmë kanë identifikuar disa lojtar që pritet të jenë pjesë e skuadrës dhe një prej tyre ështçë sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner.

Në fakt, rekordmesiter kanë një përparësi të vogël kundrejt Liveproolit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Timo Werner (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Werner thuhet se i ka thënë trajneri Ralf Rangnick se duhet të marrë një vendim në lidhje me një marrëveshje të re ose të largohet prej ekipit.

Liverpool është duke shikuar zhvillimet nga afër, megjithatë, "Bild" shkruan sot se Werner tashmë është përcaktuar të mbetet në Bundesliga.

Theksojmë se futbollisti është i lidhur me skuadrën gjermane deri në vitin 2020 gjersa iu ofrua një marrëveshje e re para Krishtlindjeve.

Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 82 paraqitje për Leipzigun dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/