Timberlake dhe Biel dëshirojnë të punojnë së bashku
31/03/2009
Dyshja thuhet se dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë së bashku, andaj janë duke kërkuar një film të përshtatshëm ku të dy do të mund të përfshihen.
“Kjo është diçka për të cilën edhe Justin edhe Jessica janë të ngazëllyer. Ata dëshirojnë të punojnë së bashku për një kohë të gjatë, por asgjë rast i përshtatshëm nuk ka ardhur”, ka thënë burimi.
“Tash janë në kërkim të një skenari. Ata dëshirojnë të realizojnë një komedi, por ende nuk është vendosur asgjë tjetër përveçse nuk do të jetë një film me buxhet të madh”, shton më tej burimi.


