Please enter at least 3 characters.

“Tigresha” vdes pasi kafshohet nga një tigër (Foto)

2016/04/tigresha.jpg

Një punëtore në një kopsht zoologjik në Florida ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një specie e një maceje të madhe ditën e premte.

Nga kolegët e kopshtit zoologjik ku punonte, ajo njihej si “Stërvitësja e tigrave”.

Por që kafshimi i një të tilli ishte fatal për Stacey Konwiser. Tigri 13 vjeçar Malayan e kafshoi atë derisa po punonte në një ambient që ishte publik.

“Ajo i donte tigrat. Nuk mund të merresh me këtë punë po që se nuk ndjen dashuri të madhe ndaj kafshëve”, ka thënë Naki Cartet nga ky kopsht zoologjik, shkruan nypost.com.