Tifozët e Manchester United renditin transferimet më të mira që janë bërë pas largimit të Sir Alex Ferguson
12/05/2020
Juan Mata është vlerësuar si transferimi më i mirë i Manchester United që kur u largua Sir Alex Ferguson.
Spanjolli i ishte bashkuar Djajve të Kuq nga Chelsea në janar të vitit 2014 për një shumë mbi 40 milionë euro, duke bërë 244 paraqitje dhe ka shënuar 47 gola.
Derisa Mata ka filluar tani të bije në formë, tifozët e United kanë vendosur t'i rendisin transferimet e tyre më të mira që janë bërë pas kohës së pensionimit të legjendës skoceze.


