Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Liverpoolit vazhdojnë të ëndërrojnë pas fitores ndaj Chelseat në Anfield

2019/04/Liverpool-e1555262366211.jpg
328:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 14: Sadio Mane of Liverpool (10) celebrates after scoring his team's first goal with Virgil van Dijk, Roberto Firmino and Mohamed Salah during the Premier League match between Liverpool FC and Chelsea FC at Anfield on April 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar debrin e xhiros së 34 në Ligën Premier ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në Anfield.

Reds ishin më të mirë dhe në fund morën fitoren e merituar, e cila e mban gjallë ëndrrën për titullin kampion në fund të sezonit.

Pjesa e parë ishte më pak raste, Mohamed Salah (6') dhe Sadio Mane (38') kërkuan goli, por rrjeta e Kepa Arrizabalagas mbeti e paprekur dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e filloi furishëm pjesën e dytë, fillimisht shënoi me anë të Manes në minutën e 51-të, pastaj edhe me Salahun (53').

Në vazhdim Blutën kërkuan golin me anë të Eden Hazard, ndërsa vendasit tentuan një tjetër gol me anë të ndonjë kundërsulmi.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje për pak minuta luajti edhe Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të në vend të Salah. Për herë të fundit tifozët e LFC-së e kishin parë yllin shqiptar në fushën e blertë në barazimin 2-2 ndaj Man Utd-së.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 dhe Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në Ligën Premier me 85 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, kurse Chelsea renditet në pozitën e katër me 66 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Jurgen Klopp luan kundër Cradiff, ndërsa ajo e Maurizio Sarrit ndaj Burnleyt. /Telegrafi/

https://twitter.com/SportCentre8/status/1117469234320355333

https://twitter.com/SportCentre8/status/1117469930281164801