Please enter at least 3 characters.

Thyhet vetura e një mërgimtari në Prizren (video)

2019/07/66620959_2393088127612004_1962865307710128128_n-e1562668152809.jpg

Një veturë e një mërgimtari është thyer dje në oborrin e një qendre tregtare në Prizren, ku personi i dyshuar përmes xhamit të thyer ka arritur të marrë një çantë me gjëra të ndryshme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

"Mund të ju konfirmojmë së është thyer një veturë dje rreth orës 16:00, ku personi i dyshuar ka marrë një çantë në të cilën viktima ka deklaruar se kishte gjësende të ndryshme në vlerë prej 660 euro. Njësitë e policisë janë duke u merr me rastin", ka thënë Veseli.

Për thyerjen e veturës ka njoftuar edhe vetë pronari, i cili përmes një shkrimi të bërë në profilin tij në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga miqtë në mënyrë që të identifikojë personin e dyshuar./Telegrafi/