Please enter at least 3 characters.

Thyhet rekordi në Youtube, "Despacito" nuk është më videoja më e shikuar

2020/11/115181518_baby-shark-dance-version-2-1024x572-1.jpg

Baby Shark, një këngë mjaft tërheqëse e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut Pinkfong, është bërë videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube.

Kënga tani është luajtur 7,04 miliardë herë, duke tejkaluar rekordmenin e mëparshëm Despacito, këngën latine të këngëtarit Luis Fonsi, transmeton Telegrafi.

U deshën katër vjet që Baby Shark të ngjitej në krye të klasifikimit në YouTube, por kënga në të vërtetë është shumë më e vjetër se kaq.

Mendohet se ka origjinën në kampet verore të SHBA-së në vitet 1970.

Një teori thotë se ajo u shpik në vitin 1975.

Ka edhe versione ndërkombëtare - përfshirë Bebe Requin franceze dhe Kleiner Hai gjermane, i cili u bë një hit i vogël në Evropë në vitin 2007. /Telegrafi/