Please enter at least 3 characters.

“This barbie is the president” -  bëhet virale fjalimi i Osmanit në pritjen e fundvitit me mediat

2023/12/Vjosa-Osmani-Sadriu-konference-foto-Ridvan-Slivova-8-e1703801539890.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ka organizuar pritjen e fundvitit për mediat, ku falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë tërë këtij viti.

Osmani falënderoi veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i vendit, gjatë trazirave që ndodhën atje.

E në këtë pritje, Osmani u kujdes që të ketë një fjalim më ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.

Fjalimin e saj, presidentja e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi siç tha presidentja shpesh herë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë. /Telegrafi/