Ia morën paratë dhe e therën me thikë një të mitur në Gjakovë, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar pas një grabitjeje të raportuar më 1 qershor në qytetin e Gjakovës, ku një i mitur kosovar është sulmuar dhe i është marrë një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, kur viktima, një djalë i mitur, pas një përleshjeje fizike, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj.
I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas incidentit, njësitë relevante policore ndërmorrën veprime operative dhe hetimore për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit.
Si rezultat i punës intensive, Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka arritur më 2 qershor të arrestojë tre të dyshuarit – dy të mitur dhe një person të moshës madhore.
Pas intervistimit dhe procedurave policore, prokurori i shtetit ka vendosur që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje./Telegrafi.


