Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë reperi Krept në evenimentin e BBC, përkundër sigurisë si në aeroporte

2019/10/KreptKonan.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - JULY 07: (EDITORIAL USE ONLY) Krept (L) and Konan of Krept and Konan perform on the Main Stage during Wireless Festival 2018 at Finsbury Park on July 7, 2018 in London, England. (Photo by Tabatha Fireman/Getty Images)
12:"Getty Images

BBC ka marrë kritika të shumta pasi një reper është therur me thikë në prapaskenë në një eveniment muzikor në Birmingham që është zhvilluar të shtunën mbrëma.

Ylli nga Londra, Krept (emri i vërtetë i të cilit është Casyo Johnson), ndodhej në prapaskenë kur është përfshirë në një zënkë në Radio 1 Extra Live.

29-vjeçari është pjesë e dyshes, Krept dhe Konan, ndërsa incidenti ka ndodhur menjëherë pas performancës së tyre, duke detyruar ndërprerjen e evenimentit.

Kritikët kanë kërkuar përgjigje se si ka mundur sulmuesi të fusë thikë brenda Arena Birmingham, përkundër kontrollit të madh të sigurisë që është i ngjashëm me ato të aeroporteve.

Nga BBC kanë thënë se janë duke e hetuar rastin dhe po punojnë me ekipin e sigurisë dhe policinë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Nuk dihet nëse personi që e sulmoi reperin ka blerë biletë, apo ka qenë shoqërues i ndonjërit prej performuesve në koncertin muzikor.

Krept ka dalë me deklaratë në rrjetet sociale duke i njoftuar fansat se është në gjendje të mirë.

"Njerëz të mi, faleminderit për mesazhet, jam mirë. Do të kthehem së shpejti. Zoti ishte me mua, më besoni. Nuk mund ta rrëzoni një njeri të mirë", është deklarata e tij. /Telegrafi/