Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një person në Graçanicë

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Llapnasellë, komuna e Graçanicës.

Sipas informacioneve fillestare, pas një fjalosjeje mes palëve, i dyshuari mashkull kosovar (m/k) ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (m/k), duke e goditur atë me thikë. Pas sulmit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Emergjencës në Graçanicë, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit. /Telegrafi/