Thellohet kriza e Interit, nëpërkëmbet edhe nga Milani (Video)
31/01/2016
Nerazzurrët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë duke krijuar disa raste shënimi, mirëpo kundërshtari i tyre ishte ai që realizoi.

Honda dërgoi një gjuajtje të lirë në zonë në formë krosimi dhe Alex shënoi me kokë (35’).
Zikaltrit kërkuar ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë dhe kjo mundësi iu dha përmes Mauro Icardit. Mirëpo, argjentinasi e goditi shtyllën nga pika e bardhë (70’).
Dhe shumë shpejt erdhi ndëshkimi. Carlos Bacca shënoi golin e dytë pas një asistimi të M’Baye Niang (73’).
Për vulosjen e fitores dhe gjunjëzimin e Nerazzurrëve u kujdes vet M’Baye Niang, i cili në tentativën e dytë shënoi (77’).
Interi është në vend të katërt dhe ka mbetur nëntë pikë prapa kreut. Ndërkaq, Milani është i gjashti me 36 pikë, ndërsa pozita e tretë (Fiorentina) është gjashtë pikë larg. /Telegrafi/

