Please enter at least 3 characters.

The Weeknd dhuron 500 mijë dollarë në kuadër të fushatës ‘Black Lives Mattter’

2020/06/GettyImages-949363350.jpg
224:"INDIO, CA - APRIL 20: The Weeknd performs onstage during the 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival at the Empire Polo Field on April 20, 2018 in Indio, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for Coachella)
26:"Getty Images for Coachella

Përpos përpjekjes për të ndihmuar emocionalisht, artistët ndërkombëtarë kanë vendosur të ofrojnë ndihma financiare ndaj protestuesve.

Njëri nga ta është edhe The Weeknd, i cili ka dhuruar 500 mijë dollarë për të mbështetur të drejtat e njeriut në kuadër të fushatës ‘Black Lives Matter’ ('Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi').

Këngëtari kanadez, emri i të cilit është Abel Tesfaye, ka shpërndarë disa nga mesazhet të cilat e falënderonin atë për shumën e ndarë, shkruan Daily Mail.

“Vazhdoni të mbështetni vëllezërit dhe motrat tona që janë duke rrezikuar atje jashtë për të ndryshuar pikëpamjen ndaj jetëve të personave me ngjyrë”, ka shkruar ai.

Para tij, ditën e djeshme (e hënë), rep-artisti Drake është solidarizuar me protestuesit duke dhuruar 100 mijë dollarë.

The Weeknd (Foto: Theo Wargo/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Një shumicë e popullsisë, duke përfshirë edhe artistët ndërkombëtarë kanë dalë për të protestuar ndaj vdekjes brutale që i është bërë George Floydit nga një polic. /Telegrafi/