Please enter at least 3 characters.

Thauvin shihet nga Bayerni si zëvendësues i Riberys

2018/09/Thauvin.jpg
259:"LYON, FRANCE - MAY 16: Florian Thauvin of Marseille walks off dejected after the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli francez i Olimpique Marseille, Florian Thauvin ka përfunduar në radarin e Bayern Munichut.

Franck Ribery është afër përfundimit të kontratës së tij me Bavarezët dhe gjatë verës shumë lehtë mund të largohet nga gjiganti gjerman.

Drejtuesit e klubit nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Sipas mediumit Ouest France, Bayerni është duke e shikuar talentin francez, Thauvin si një opsion ideal për të zëvendësuar Riberyn.

Thauvin gjatë një ndeshje ndaj Atletico Madridit (Getty Images)

Klubi gjerman kishte 'rrëmbyer' edhe Riberyn nga Marseille në vitin 2007 dhe shpresojnë ta kenë fatin e njëjtë edhe me Thauvin.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi skuadra franceze kërkon shumë për yllin e saj.

Sulmuesi anësor, i cili mund të luaj edhe si sulmues i dytë, vlerësohet plot 80 milionë euro nga Marseille.

Në sezonin e fundit, Thauvin kishte shënuar 22 gola nga 34 paraqitje në Ligue 1, ndërsa këtë sezon ka pesë gola nga pesë paraqitje. /Telegrafi/