Please enter at least 3 characters.

Thaçi viziton familjen e Sami Lushtakut (Foto)

2016/04/thaci-lushtaku.jpg

Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin me burg prej 12 vjetësh për vrasjen e një personi të paidentifikuar.

Në profilin e Facebook-ut të djalit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, janë postuar disa fotografi të Thaçit dhe nipërve të Lushtakut.

Eksponentë të PDK-së, parti të cilën Thaçi e udhëhoqi për vite me radhë, kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi me mënyrën se si është gjykuar dhe dënuar Lushtaku. /KP/