Please enter at least 3 characters.

Thaçi takon komandantin e FSK-së, thotë se rekrutimi i ushtarëve të rinj fillon së shpejti

2020/07/Hashim-Thaci-Rrahman-Rama-dhe-pjesetaret-e-FSK-se-qe-garuan-ne-Cambrian-Patrol-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, ndërsa bëri të ditur se rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”.

“Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane ‘Humvee’. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë!”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/