Please enter at least 3 characters.

Thaçi për mediat serbe: Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti

2016/06/Dita-Boterore-te-Lirise-se-Shtypit-Hashim-Thaci-me-perfaqesuesit-e-medieve-foto-Ridvan-Slivova-14-e1466596824789.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Në këtë intervistë për Beta, përcjell Klan Kosova, Thaçi ka thënë se pret formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila do të jetë perspektiva multietnike e vendit dhe do të mundësojë anëtarësimin në NATO.

“Zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet me ajër dhe duke penguar punën e njëri tjetrit. Kosova do të përmbushë detyrimet e saj dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ky është një proces që çon në Bashkimin Europian”, ka thënë Thaçi.