Please enter at least 3 characters.

Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që filmonte pacientët në Gjinekologjinë e Tetovës

2023/04/86D5237B-EE80-4BBE-916B-5C3EFBDD0C56.jpeg

Anesteziologu 43 vjeç V.D. nga Odri i Tetovës është dërguar mbrëmë në Gjykatën Penale ku është vendosur që të ketë paraburgim tetëditor. A.D. është parë me tuta dhe me kapelë, teksa hyn në gjykatë.

I njëjti ka përfunduar ne pranga pasi transmetoi “live” nё “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. Mjeku ne fjalë u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Odër. Drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se i njëjti është përzënë nga puna. /Telegrafi/