Tërmet në Shqipëri
23/05/2026
Një tërmet prej 3.9 shkallë të Rihterit në ora 15:40 është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra ishte 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Raportohet se tërmeti është ndjerë në disa qytete përreth, ndërsa thellësia e tij ishte rreth 15 km.
Deri në këto momente nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/


