Tërmet në Durrës me intensitet prej 5 shkallë Rihter
9:"perdorues
06/12/2020
Një lëkundje toke është raportuar në Durrës.
Sipas EMSC, tërmeti kishte magnidtudë 5.0 të shkallës Rihter.
Lëkundjet kishin epiqendrën 17 kilometra në jug-perëndim të Laçit dhe 27 kilometra në verilindje të Durrësit.
Tërmeti kishte thellësinë 5 kilometra.
Ende nuk është raportuar për dëme. /Telegrafi/


