Please enter at least 3 characters.

Tentoi t’i godasë dy persona me veturë, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Lipjan.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Resinovc të Lipjanit, të premten në ora 14:05.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar t’i godas me veturë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/