"Tensionet rriten", Netanyahu flet për 'forca të mëdha në terren' në jug të Libanit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka komentuar mbi operacionet e zgjeruara tokësore të Izraelit në Libanin jugor.
"Ne po intensifikojmë operacionet tona në Liban", tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij hapës në një takim të kabinetit të sigurisë.
Gjithashtu, ai dha detaje mbi operacionin, duke thënë se ushtria po vepronte me “forca të mëdha në terren” me qëllim marrjen e kontrollit të “zonave strategjike”.
Më parë, një zyrtar ushtarak izraelit kishte konfirmuar se forcat e armatosura kishin zgjeruar operacionet e tyre tokësore përtej zonave që më parë i kishin pushtuar në Liban.
Kjo ndodh pavarësisht se një armëpushim mbetet në fuqi, me Izraelin që pretendon se po vepron për të larguar kërcënimet nga milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani.
Ndryshe, lidhja e internetit në Iran është rikthyer pjesërisht, sipas platformës së monitorimit NetBlocks.
Shërbimet duket se janë rikuperuar në ditën e 88-të të asaj që NetBlocks e quan "mbyllja më e gjatë kombëtare e internetit në historinë moderne". /Telegrafi/


