Telegrafi, katër vjet me ju
Sot ndërkaq, Telegrafi është portal udhëheqës në gjuhën shqipe. Është portal dominues në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët.
Portali Telegrafi e ka përmbushur edhe një mision tjetër. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe, ai ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe faqeve të tjera të internetit në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur kompani e individë që t’i rrekën projekteve të ngjashme.
Portali Telegrafi me xhelozi e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Kjo pavarësi editoriale ka ndikuar që portali Telegrafi.com të jetë burim i besueshëm i lajmeve - të cilat janë cituar nga mediet me të fuqishme mbarëkombëtare, rajonale e madje edhe ato botërore.
Portali telegrafi.com mbetet më i vizituari në gjuhën shqipe - me rreth 6.000.000 vizita në muaj dhe me rreth 30.000.000 faqe të shfletuara, ndërsa vazhdon të zhvillohet më një rritje progresive rekorde.
Për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, sot për katër-vjetor telegrafi.com ka përgatitur shumë risi, do të lansohet rubrika e teknologjisë me nën-rubrika dhe dizajn të ri, pastaj rubrika e sportit me produkte te reja siç edhe ju kemi paralajmëruar, si dhe një risi interesante është vet ballina e ndryshuar dhe e ridizajnuar, e cila do të lansohet për këtë përvjetor.
Por kjo punë nuk mbaron këtu, gjatë ditëve në vijim do t’iu ofrojmë edhe shumë risi të tjera. Dizajni i ri i Telegrafit po ashtu do të sjellë edhe numër më të madh të lajmeve ditore, dhe qasje më të lehtë në arkivin e tyre.
Stafi i Telegrafi.com dëshiron të falënderojë të gjithë lexuesit që gjithmonë të parin zgjedhin portalin tonë për t’u informuar. Po ashtu mbesim të hapur dhe mirëpresim çdo ide dhe sugjerim tuajin, me synimin që ta përmirësojmë edhe më shumë këtë vend që na bashkon të gjithë shqiptarëve.
Gjithsesi, të gjithë juve lexues që na bëni të jemi të parët, Telegrafi u uron gjithë të mirat për festat e këtij fundviti!


