Please enter at least 3 characters.

Të shtëna në Denver, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

2024/02/Screenshot_31.jpg

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave me armë herët në mëngjes që plagosën gjashtë persona në Denver të dielën, tha policia.

Emrat e viktimave dhe shkaku i vdekjes do të publikohen më vonë, tha Departamenti i Policisë së Denverit në një postim në mediat sociale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia tha më herët se hetuesit ishin në skenën e të shtënave dhe po punonin për mbledhjen e informacionit për një të dyshuar të mundshëm.

Pak informacione janë publikuar për sulmin dhe nuk dihet nëse viktimat ishin të njohura për personin e armatosur. /Telegrafi/