Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur
11/05/2024
Një person është plagosur pasditen e së shtunës në Shkodër.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të këtij qyteti.
A2 CNN raporton se i plagosuri është Jaser Osmani.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


