Të shtëna me armë në Gjilan, policia konfiskon gëzhoja dhe një pushkë gjysmë automatike
24/11/2025
Në fshatin Perlepnic të Gjilanit rreth orës 02:55, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar një mashkull kosovar, i dyshuar për rastin.
Gjatë kontrollit të veturës së tij dhe zonës përreth, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja.
Po ashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


