Të shtëna me armë në afërsi të Kishës së Laçit, plagosen disa persona - një prej tyre shitësja e qirinjve në rrugë
03/05/2025
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të shtunë në Laç.
Ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve, raporton Tch.
Deri më tani dyshohet se kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.
Tch njofton se nga plumbat është prekur një grua që shiste qirinj në anë të rrugës.


