Please enter at least 3 characters.

Të shtëna armësh në Florida, dy të vdekur dhe 17 të plagosur

2016/07/Florida-1.jpg

Gjatë të dielës mbrëma ka pasur të shtëna armësh në një klub nate “Blue” në Fort Myers, në pjesën veriore të Floridas.

Policia ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe se 17 persona janë të lënduar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se dy persona janë vrarë, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i policisë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë një “ahengu të adoleshentëve”, ku shumica e pjesëmarrësve në aheng ishin adoleshentë.