Të rinjtë e Gazës tregojnë si jetojnë pas bombardimeve nëpër TikTok, nga kjo gjenerojnë fitime për të mbijetuar
Një familje palestineze nga Gaza janë bërë viral me videot e tyre në TikTok, ku me dozë të madhe ironie tregojnë jetën e përditshme të banorëve të atjeshëm dhe vështirësitë më të cilat hasin qdo ditë.
Në video ata tregojnë se për shkak të mbylljes së kufijve ju mungojnë gjërat më esenciale, duke filluar nga mielli dhe ushqimet e tjera, transmeton Telegrafi.
Madje në video i riu tregon se si një thes me miell kushton 600 dollarë si pasojë e bllokimit total që i është bërë Rripit të Gazës.
Në një video i riu tregon se si gjithçka përreth tij është shkatërruar si pasojë e bombardimeve izraelite, e kur gjen një kapsulë të kafesë në rrënoja, tenton të gjej edhe një filxhan me qëllim që të bëjë një kafe.
Pasi e gjen edhe aparatin e kafes, ai kupton se nuk ka energji elektrike dhe kështu detyrohet ta përgatit në një bombolë gazi – megjithatë e shijon në maksimum.
Njëjtë ndodhë kur përgatit bukën dhe pasi niset për në furrë për ta pjekur, kupton se ajo është shkatërruar plotësisht nga bombat që kanë rënë pothuajse në çdo objekt.
Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është videoja plotë satirë, kur shtiret kinse po përgatit drekën dhe në pjatat e zbrazëta e “vendosë” ushqimin dhe së bashku me vëllezërit e “shijojnë”.
Ata përmes të hyrave që i fitojnë nga shikueshmëria e videove, arrijnë disi të mbijetojnë në Gazën e shkatërruar nga lufta. /Telegrafi/


