Please enter at least 3 characters.

Të premten na presin ndeshjet miqësore të kombëtarëve, nëntë super përballjet që nuk duhet t’i humbisni

2018/03/15214929540405-1.jpg

Për dy javë klubet do të jenë në pushim, ndërsa reflektorët do të jenë të drejtuar kah kombëtaret.

32 nga to do t’i kryejnë përgatitjet e fundit e fundit para se të luajnë në Kupën e Botës që mbahet në Rusi në muajt qershor dhe korrik.

Shumë kombëtare që marrin pjesë në botëror do të përballen mes vete.

Më poshtë i gjeni nëntë ndeshje që do të zhvillohen brenda këtyre ditëve që tifoët e futbollit nuk duhet t’i humbasin.

Uruguai - Republika e Çekisë, e premte, 23 mars, 12:35

Uruguai do të jetë përballë një sfidë shumë të fortë me një kombëtare të respektuar si ajo çeke. Do të shihet nga afër se a vazhdon funksionimi i dyshes fantastike të sulmit, Luis Suarez dhe Edinson Cavani.

Rusi - Brazil, e premte, 23 mars, 17:00 

Vendasit do të jenë përballë një favoriti për ta fituar këtë garë. Do të jetë një test për Brazilin dhe trajnerin Tite, që do të luajnë pa Neymarin.

Portugali – Egjipt, e premte , 23 mars, 20:00 

Do të jetë një ndeshje interesante me njërin për lojtarët më të mirë të momentit Salah, i cili përballe do ta ketë Cristiano Ronaldo.

Peru – Kroaci, e premte, 23 mars, 20:45 

Dy kombëtare që do të jenë në Rusi. Në fyushë do të jenë lojtarë si Farfan, Modric, Cueva e Rakitic.

Gjermani - Spanjë, e premte, 23 mars, 20:45 

Dy fituesit e fundit të Kupës së Botës, do të jenë përballë njëri tjetrit. Yjet më të mëdha botëror do të jenë në fushë në tentim që ta marrin emrin e favoritet për kampionatit që po vjen.

Holanda – Anglia, e premte,  23 mars, 20:45 

Holanda mungon në Kupën e Borës, ndërsa Anglia do të vijë në këtë përbnallja pa lojtarin më të mirë, Harry Kane.

Italia - Argjentina, e premte, 23 mars, 20:45

Italia do të mungojë në Kupën e Botës, ndërsa në anën tjetër do të jetë Argjentina, një favorit për ta fituar.

Franca- Kolumbia, e premte, 23 mars, 21:00 

Një ndeshje me shumë yje në fushë si Griezmann, Mbappe, Pogba, James Rodriguez, Falcao dhe Muriel.

Islanda – Meksika, e premte, 23 mars, 22:00 

Dy kombëtare të tjera që do të jenë në Kupën e botës. Chicharito dhe Carlos Vela të Meksikës, do të jenë përballë islandezëve të ftohtë. /Telegrafi/