Please enter at least 3 characters.

Të paktën 11 të vdekur, momenti kur një ortek goditi një grup alpinistësh në Rusi

Të paktën 11 persona gjetën vdekjen dhe gjashtë të tjerë u lënduan pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Barkaria të Rusisë në Kaukazin e Veriut, thanë shërbimet lokale të emergjencës.

Ortekët përfshiu malin Mizhirgi, një nga majat më të larta në Kaukazin e Veriut të Rusisë, rreth orës 5 të pasdites sipas orës lokale të dielën, duke goditur një grup prej 33 alpinistësh.

Që nga ora 9 e mëngjesit sipas orës lokale të hënën, 10 alpinistë kishin zbritur vetë malin, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbeti i panjohur, thanë shërbimet e emergjencës.

Më shumë se 50 punonjës të emergjencës ishin përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit, por përpjekjet po pengoheshin nga terreni i vështirë dhe një rrezik i lartë për orteqe të mëtejshme, thanë ata.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë momentin e “shpërthimit” të ortekut vdekjeprurës. /Telegrafi/