Please enter at least 3 characters.

Të mërkurën vranët dhe me borë

2020/03/shi-e-bore.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët.

IHK njofton se vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/