TË JETOSH …
Poezi nga: Agota KristofPërktheu: Elona Caslli
Të lindësh,
të qash,
të thithësh gjirin,
të hash,
të flesh,
të kesh frikë.
Të duash,
të luash,
të ecësh,
të flasësh,
të ecësh përpara,
të qeshësh.
Të duash,
të mësosh,
të shkruash,
të lexosh,
të numërosh,
të luftosh,
të gënjesh,
të vjedhësh,
të vrasësh,
Të duash,
të pendohesh,
të urresh,
të ikësh,
të rikthehesh,
të kërcesh,
të këndosh,
të shpresosh.
Të duash,
të zgjohesh,
të flesh,
të punosh,
të prodhosh,
të ujitësh,
të mbjellësh,
të korrësh,
të gatuash,
të lash,
të hekurosësh,
të pastrosh,
të lindësh.
Të duash,
të rritësh,
të edukosh,
të mjekosh,
të ndëshkosh,
të puthësh,
të falësh,
të ngashërehesh,
të presësh,
Të duash,
të ndahesh,
të vuash,
të udhëtosh,
të harrosh.
Të rrudhosesh,
të zbrazesh,
të lodhesh.
Të vdesësh.


