Please enter at least 3 characters.

Të gjithë kandidatët për kryetar shteti që janë paraqitur deri tani janë profesorë universitar

2017/09/kshz-n-euml-maqedoni-mban-mbledhjen-e-radh-euml-s_hd.jpg

Kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska Dakova dhe Stevo Pendarovski kanë një gjë të përbashkët. Ata janë profesorë universitar në fakultetet e Maqedonisë së Veriut.

Kandidati Blerim Reka i cili ka mbështetjen nga opozita shqiptare, përkatësisht nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa është profesor universitar në Fakultetin e Evropës juglindore. Reka ka qenë ambasadori dhe ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetin e Prishtinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatja tjetër është Gordana Siljanovska Davkova e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM. Profesoresha Davkova ka doktoruar në universitetin e Ljubljanës, dhe punon si eksperte e zgjedhjeve OKB-së dhe nënkryetare e grupit të pavarur të ekspertëve për vetëqeverisje lokale pranë Këshillit të Evropës, dhe anëtare e komisionit të Venedikut.

Stevo Pendarovski në anën tjetër që mbështetet nga LSDM dhe BDI ka doktoruar në Institutin për hetime sociologjike dhe politike, ndërsa ka qenë edhe zëdhënës i MPB-së, kryetar i KShZ-së, këshilltar, deputet, profesor ndërsa për momentin është koordinator kombëtar për përgatitjen e vendit për anëtarësim në NATO./Telegrafi/