Please enter at least 3 characters.

Të gjithë djemtë e shtëpisë në nominim për të shtunën në BBVA 5

Foto: Instagram

Greta Kazazi në javën që shkoi ka qenë lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo me këtë sfidë natyrisht se kishte edhe një avantazh që iu kumtua në spektaklin e së martës.

E pyetur nga moderatori Ledion Liço se kë do çonte në nominim, djemtë apo vajzat e shtëpisë.

Foto: YouTube

Ajo vendosi t'i dërgonte në televotim të gjithë meshkujt pasi vajzat kanë më pak dinamika.

"Meshkujt, sepse mendoj se Rogerti mund të dalë. Vajzat kanë më pak dinamika në shtëpi", u shpreh ajo.

Rogerti ndërkohë është në nominim të përhershëm për shkak të shkeljes së rregullave nga Vëllai i Madh.

Veç kësaj, nga programi u përjashtua edhe Keijsi për shkak të thyerjes së rregullave. /Telegrafi/