Please enter at least 3 characters.

“Të filloj të besoj në syrin e keq”, Franceska Rrustemi tregon incidentin në det

Foto: Instagram

Moderatorja Franceska Rustemi ka ndarë me ndjekësit një situatë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi me varkë.

Sipas pamjeve të publikuara prej saj, mjeti lundrues ku ndodhej moderatorja është përballur me një problem në mes të detit dhe për ndihmë është afruar një tjetër anije.

Në video shihet momenti kur grupit i jepet një bidon me ngjyrë të verdhë, duke ngritur dyshimet se mund të ketë pasur mungesë karburanti ose një defekt teknik.

Foto: Instagram

Në pamjet e tjera, Franceska shfaqet duke mbajtur një sinjalizues me dritë të kuqe, i cili përdoret në raste emergjencash detare për të treguar vendndodhjen dhe për të kërkuar ndihmë.

“Shenja ime që të filloj të besoj në syrin e keq, sepse kjo më ndodhi në një ditë të zakonshme gushti”, ka shkruar ajo krahas videos.

Foto: Instagram

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të plota për shkakun e incidentit, nga pamjet duket se situata është zgjidhur dhe të gjithë personat në bord kanë marrë ndihmën e nevojshme pa pasoja të rënda.

Kjo situatë e papritur mbetet një nga momentet më të pazakonta të përjetuara së fundmi nga moderatorja gjatë pushimeve verore. /Telegrafi/